Krist Aliaj flet për rivalët në BBV 2: Olta donte të manipulonte, Luizi ishte gangster…

Krist Aliaj flet për rivalët në BBV 2: Olta donte të manipulonte, Luizi ishte gangster…

May 11, 2023 0

Krist Aliaj ka folur për eksperiencën e tij brenda Big Brother. I ftuar në ‘Ftesë në 5’, Kristi ka komentuar lojën e banorëve brenda shtëpisë si edhe dinamikat më të forta.

Ai ndaloi edhe në analizën e personazheve më të fortë brenda shtëpisë, ku Oltën e përshkroi si lojtarja që donte të manipulonte, ndërsa Luizin si ai që donte të nënshtronte.

Kë ndjeve më afër?

 “Olta më jepte një lloj komforti dhe unë ia jepja Oltës dhe ishte më shumë se ajo loja mekanike që bënim si lojtarë. Vetëm e njihja si emër. Më pëlqeu se më bënte të shkëputesha nga loja, komforti që më jepte. Mua më pëlqente se psh. Olta bënte luftën e vetë dhe vinte te unë bënim shumë biseda normale.

Pastaj ndryshuan gjërat, ndryshoi vizioni im për Oltën, vizioni im për lojën, dinamikat e mia në lojë, marrëdhënia u bë toksike, prisnin gjëra nga njëri-tjetri që nuk i jepnim dot. Ajo donte që ne të bashkonim lojën, por unë nuk e bashkoja dot. Oltën nuk e përballoje dot kur fillonte me atë stilin manipulues dhe shumë imponues. Kishte shumë tentativa manipulimi, kurse Luizi kërkonte të të nënshtronte me lojën e tij. Këto ishin dy ekstreme që luftonin”, tha Kristi gjatë intervistës.

“Luizi kishte një besim kot, të pakuptimtë, kur doli Efi pas Deas aty Luizit me të vërtetë i iku komplet, shkoj te martesa, u kthye dhe më tha surprizat më kanë mbaruar, më pa dhe mua me jelekun shqiptar aty dhe tha më iku nga dora çdo gjë që kam bërë, e besoja fitoren në një moment se nuk e kisha idenë se çfarë impakti kishte krijuar personi i Luizit jashtë”, u shpreh tutje ai. “Luizi ishte gangster, ai përdorte gjëra që bëjnë gangsterët intimidim, agresion ai dominoi me atë se aftësi tjetër nuk kishte të dominonte, një pjesë e madhe ashtu e vlerëson dominancën, kurse unë dominova me gjëra tjera”, tha mes tjerash Kristi.

Kristi ka treguar detaje nga jeta e tij pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

let Kristi: Pas BBV s’kam folur me Keisin, e kam mbyllur dhe nuk kthehem.

Për Keisin, Kristi ka treguar se nuk i kthehet më asaj historie dhe se nuk ka folur me të përveçse një përshëndetje të thjeshtë.

“U krijua një njohje e bukur s’kam bërë deklarata të mëdha. Unë besoj që reagova si një njeri normal, nuk u bëra ngjitës apo shumë pasionant se në fund të fundit 3-4 javë kishim bashkë, pastaj duke parë si ishte situata nuk ishim për njëri-tjetrin. Mua më pëlqeu që nuk e dramatizuam dhe nuk i dhamë banorëve armë për të luftuar me ne. Nuk ka pasur telefonatë as mesazh as like e asgjë pasi dola. Duhet të respektohet një gjë që mbyllet se ndotet pastaj. Jam njeri që kur e mbyll një gjë nuk i kthehem”, tha Kristi.

revista.one/