Krist Aliaj për paratë që fitoi nga Big Brother: 10 mijë euro s’janë gjë për sakrificën që bëra, aq janë një natë tek…
May 17, 2023Krist Aliaj i ftuar në “Wake Up” ka folur për eksperiencën e tij në “Big Brother”.
Ai ka treguar se impakti që ka pasur tek publiku si një djalë i edukuar i ka pëlqyer, por publiku nuk ka vlerësuar dhe shumë anë të tjera të tij. Për shembull fakti që ishte pjesë aktive e shtëpisë, merrte pjesë në debate të ndryshme, por mbi të gjitha angazhimi i tij edhe në fushën artistike, ku shumë detyra që vinin nga Vëllai i Madh ai i bënte me shumë dëshirë.
Një gjë që është komentuar shumë ka qenë edhe afrimiteti i tij me një nga balerinat që cilat morën pjesë në festën e beqarisë së Luizit. I pyetur nëse e ka takuar këtë vajzë pasi ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”, Kristi preferoi të mos përgjigjej, duke thënë që jo çdo gjë duhet të tregojë. Moderatori Blendi Salaj, e ka ngacmuar duke i thënë se me përgjigjen e tij la të nënkuptojë që e ka takuar, ndërkohë që Kristi e kaloi duke qeshur.
Ndërsa përsa i përket parave që ka fituar në Big Brother, Kristi tregon se nuk është një shumë e madhe dhe me to nuk mund të bësh asnjë gjë. Sipas tij këto para nuk janë asgjë, para sakrificës që ka bërë brenda “Big Brother”. Me shaka në studion e emisionit u tha se me ato para, mund të kalosh një natë tek Maria Bonita.