Kristi pasi takon nënën, bën sherr me Luizin: Vetëm ti s’më përqafove…
April 19, 2023Pas përfundimit të spektaklit, Kristi po komentonte gjestin e Luizit, i cili nuk u ngrit fare për ta përqafuar atë, kur u surprizua nga e ëma, moment i cili e përloti atë nga malli që kishte për të.
Kur Kristi u kthye në dhomën e ndenjjes, të gjithë banorët e përqafuan atë, përveç Luizit. Piëkrisht ky gjest i bëri përshtypje atij dhe Nitës. Madje kjo e fundit tha se edhe ajo kur ka patur surprizë, ai nuk e ka përqafuar.
Teksa Kristi po fliste me Kiarën, për mënyrën se si kjo e fundit reagoi ndaj një komenti që ai bëri për Luizin, ky i fundit doli në oborr dhe e pyeti Kristin se çfarë problemi kishte.
Kristi tha se ai është i pafytyrë dhe problemi më i madh është që ai nuk e konsideron problem një gjë të tillë.
Duke u larguar, Luizi e cilësoi Kristin tradhëtar dhe të pabesë, dy ofendime këto që nëna e Kristit, tha se ai duhet të reagojë, pasi janë shumë të rënda, kur flitet për besnikërinë apo dinjitetin e tij.
Kristi u suprizua mbrëmë nga ardhja e nënës së tij brenda shtëpisë. Takimi i tyre ishte shumë i veçantë, pasi në dhomën e surprizave ishte përhapur parfumi i nënës së tij si dhe ishin vendosur disa foto kolazh të fëmijërisë së tij.
Ai foli më shumë për mungesën e nënës si dhe raportin e tij me të. Pasi mamaja e tij hyri krejt papritur në dhomën e surprizve, Kristi nisi të përlotej. Ajo i shprehu gjithë mbështjetjen e saj dhe të gjithë familjarëve të tij si dhe shtoi se sa krenare është për atë që ai ka përfaqësuar.
Ajo u largua duke i uruar djalit të saj fitoren. revista.one/