Kristi zihet me vajzën e “Përputhen”, Robert Aliaj: Kam menduar ta mohoj si djalë

Kristi zihet me vajzën e “Përputhen”, Robert Aliaj: Kam menduar ta mohoj si djalë

July 17, 2023 0

Në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” dje u trajtua tema: “Rrjetet sociale, sa reale janë klikimet dhe pëlqimet”?

Në bisedë e sipër ish-konkurrentja e Përputhen Eda Likaj tha se asnjë nuk hedh në “Instagram” një fotografi ashtu siç e ka bërë në fillim.

Pas kësaj deklarate ndërhyn Kristi i cili i kthehet:

“Jo moj jo, nuk e përdor për atë. Ti Instagram-in e përdor për të rritur vlerën tënde seksuale në treg, vetëm për këtë. Kjo është esenciale. Duke rritur vlerën e vet, rrit dhe vlerën që i vjen nga pas, në çdo aspekt. Me partnerët që tërheq përmes Instagram-it”.

I ftuar në “Trotuar”, përveç Kristit ishte edhe Robert Aliaj. I pyetur se si i është dukur djali tek juria e “She’s on Top”, ai është shprehur se nuk është se e ka gjykuar hollë, madje për këtë është përpjekur “t’i qëndrojë larg emocionalisht”.

“Skandaloz, nuk është se e gjykova shumë aty, biles u mundova të largohem sa më shumë emocionalisht. E vetmja gjë që ta bëja këtë ishte dhe “ta injoroja fare dhe si djalë”, tha Robert Aliaj.

revista.one/