Krushqi politike, djali i Naços martohet me vajzën e Haxhinastos

Krushqi politike, djali i Naços martohet me vajzën e Haxhinastos

September 19, 2021 0

Dy ish-ministrat, Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto, edhe pse  kundërshtarë në politikë, tashmë janë bërë krushq me njëri tjetrin.

Franko, djali i Naços dhe Eliza, vajza e Haxhinastos janë martuar së fundmi, ku ceremoninë e dasmës e kanë zhvilluar buzë detit.

Pamjet e dasmës janë bërë publike edhe në rrjetet sociale, ku shihet se Haxhinasto ka shoqëruar të bijën drejt altarit.

Vajza e tij në një nga ditët më të veçanta të jetës së saj shihet me fustan të bardhë tepër modest . dhe flokët e lëshuara.

Dy ish-ministrat e LSI-së në kabinetin “Rama 1” kanë forcuar krushqinë, pas kurorëzimit në martesë të fëmijëve të tyre të fejuar prej 6 vitesh.

Sa i përket politikës, Edmond Haxhinasto dhe Nasip Naço janë kundërshtarë, pasi ky i fundit braktisi LSI-në dhe iu bashkua Partisë Socialiste, ku dhe u zgjodh deputet në qarkun e Beratit.

revista.one/