Kthimi nga arratia/ Stresi: Ja cila është protesta ime e momentit. Reagimi i tij kur përmendet Noizy
October 19, 2021Reperi Stresi është kthyer në Shqipëri pas disa kohësh që u shpall në kërkim sepse u cilësua si organizator i protestës së dhunshme për vrasjen e Klodian Rashës.
Ditën e sotme, Stresi ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Ftesë në 5”, ku ka folur për arratinë, kthimin në Shqipëri dhe faktin që është pajtuar me Noizyn.
I pyetur se si erdhi momenti që të dy “ulën gjakrat”, Stresi tha: “Asgjë, thjesht ka shumë vite që i bëhesh bajat dhe njerëzve që keni 13 vjeç, su poqët. Kur rritesh, e mendon dhe vetë. Gjithmonë të vjen në kokë. Ja kemi lënë adoleshencës. Protesta ime e momentit është vetëm në studio.”
Në përfundim të intervistës, moderatorja Bieta Sulo e falenderoi dhe i ngatërroi emrin me Noizyn, gjë që Stresi e mori me sportivitet duke qeshur.
“E prisja se e ke ngatërruar njëherë. E parandjej 3 sekonda para. E thashë që mbaje mend që do ma bëjë sepse në intervistën që ke bërë me Noizyn i ke thënë Stres”, tha reperi.
Reperi pohoi se përgjatë këtyre 10 muajve kishte qëndruar në Londër, duke shpjeguar më tej se ishte i detyruar të largohej.
“Është vuajtje e madhe të të kapin policët për 12 ditë për një protestë. Aq më tepër që unë i mbrojta policët se kam miq policë vetë dhe s’ më vjen mirë t’i shoh të gjakosur. Por t’i shkojnë mamit tim në orën 3 të natës e të më kërkojnë mua si kriminel, kjo s’ është normale. Çfarë kisha bërë unë?!”, u shpreh ndër të tjera reperi.
Ai theksoi se kësaj here është rikthyer i depolitizuar dhe s’ ka ndërmend të përfshihet në asnjë protestë.
TCH