“Ku e di ti që nuk jemi ndarë kurrrë me Efin”/ Luizi vë në mëdyshje banorët
April 25, 2023Dea Mishel ka pyetur Luizin nëse ai dhe Efi janë ende në lojë së bashku, e përgjigja e tij vendosi në dyshim banorët.
Luizi: Ku e di ti që s’jemi ndarë kurrë?
Dea: Sepse keni thënë shumë gjëra të shëmtuara për njeri tjetrin, ti the ajo këtu brenda s’ka bërë asgjë, nuk ka dhënë asgjë. Këto gjëra nuk do i thoja kurrë për një shokun tim.
Luizi: Këto janë mendime, nuk janë gjera të shëmtuara.
Nita: Dea , ka qënë e planifikuar nga ata, janë marrë vesh me njëri tjetrin. Ka qënë naiviteti ynë që i kemi besuar Efit.
Luizi: Ju kam vënë para një përgjegjësie, duke e ditur që nuk do e pranonit, ju thashë injorojeni, ose do dilni pa karakter, kjo fjala ju vrau, dhe i’u bashkoi më shumë, gjë që mua më leverdiste dhe atë e çonte në finale.
“Unë nuk kam bërë lojë” Efi-Banorëve: Do t’ju bëjë konfuz!
Diskutimit të Luizit me banorët, i është bashkuar edhe Efi e cila është shprehur se nuk ka bërë asnjë lloj loje në bashkëpunim me Luizin.
Ajo tha se ndjesitë e saj kanë qënë reale dhe se ka kaluar momentet më të këqija, por Luizi po arrin t’i bëjë konfuz.
Efi u shpreh se nuk pendohet për asnjë moment që e ka përkrahur pasi e ka parë si diçka të drejtë, por sipas saj sot në këtë pikë të lojës me të, ai ka bërë gabim.
Kristi tha se Luizi po e përdorë këtë situatë në favor të tij.