Ku gjendet Adelina Ismaili? Gjykata do ta kërkojë me Polici të dëshmojë për një vrasje

Ku gjendet Adelina Ismaili? Gjykata do ta kërkojë me Polici të dëshmojë për një vrasje

January 19, 2022 0

Adelina Ismaili bashkë me motrat e saj kanë munguar sërish në gjykimin për Enver Sekiraqën.

Sipas bashkëshortit të saj, Valit, këngëtarja është në Zvicër duke shijuar rrezet e diellit dhe sipas lokacionit në fotografi, kjo ka qenë e arsyeja e mungesës së saj sot në Gjykatë, njofton Klankosova.tv.

Për moprezencën e saj sot dhe herë të tjera, Gjykata Themelore në Prishtinë për sigurimin e tyre do të lëshojë urdhëresë për sjellje me anë të policisë.

Dëshmitaret ishin paraparë që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se të njëjtat mungesën e tyre e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me arsyetimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen. revista.one/