“Ku po shkon zemër”, reagimi i Romeos për largimin e Heidit

“Ku po shkon zemër”, reagimi i Romeos për largimin e Heidit

October 30, 2024 0

Marrëdhënia mes Romeos dhe Heidit ka shkaktuar konfuzion te ndjekësit e tyre, sidomos pas vendimit të papritur të Heidit për t’u rikthyer në Itali, duke lënë pas gjithçka që kishte ndërtuar në karrierën e saj në Shqipëri.

Për këtë vendim të papritur të ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, ka ardhur një reagim indirekt nga aktori Romeo Veshaj. Në “Story-n” e fundit në Instagram, ai shfaqet i prekur, duke kënduar një këngë me fjalët, “Çfarë po bën, ku je duke shkuar zemër”.

Kjo e bën publikun të mendojë se vendimi i Heidit për të larguar nga Shqipëria ka ndikuar në ndjenjat e tij. Megjithatë, situata mbetet e paqartë, dhe të dy protagonistët nuk kanë dhënë ende ndonjë sqarim të qartë në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Kujtojmë që ka gati dy muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

revista.one/