“Kur të martohem…” Gjesti surprizohet nga prindërit, lot dhe përqafime mes tyre

“Kur të martohem…” Gjesti surprizohet nga prindërit, lot dhe përqafime mes tyre

March 26, 2025 0

Lot dhe emocione në spektaklin e kësaj të marte, ndërsa pas rrëfimit rrëqethës, Gjesti ka përlotur në takimin surprizë të kryer me prindërit e tij mbrëmjen e sotme. I përmalluar pas muajve në izolim nga një spektakël i Big Brother VIP në tjetrin, artisti ka përqafuar në lot të ëmën dhe babain e tij duke thënë se pa ta dhe mirëqënien e tyre, nuk ka asgjë.

I penduar për shqetësimet që ju solli prindërve që nga fëmijëria derisa u formalizua në tregun shqiptar si artist, Gjesti u ka kërkuar atyre falje për çdo hidhërim apo lot që ju ka vënë në sy.

Gjesti: Çdo send që kam bërë, e kam bërë veç për ju, vetëm që ju të ishit mirë, nëse ju s’jeni mirë mua s’më hynë në punë asgjë.

Babai i Gjestit: Çdo i ri mund të bëjë gabime. Tani je rritur kështu që unë të kam falur gjithçka.

Më pas Gjesti ka vijuar të hap dhomën tjetër, nga ku ka dalë nëna e tij. I përlotur dhe tepër i përmalluar ai e ka përqafuar fortë.

Mami i Gjestit: Besi, je mërzitur. Mos më bëj të qajë edhe unë. Ngrije kokën, shihe nënën.

Gjesti duke përqafuar në lot të ëmën: Vetëm pak më lërë këtu, vetëm pak.

Mami i Gjestit: Dua të të shoh edhe unë…

Gjesti: Të ta puth syrin…

Mami i Gjestit: Edhe unë ty.

Babai i Gjestit: Ne e ndjekim pa ndalim Big Brotherin kështu që vazhdo kështu. Je duke bërë një lojë shumë të mirë, bëj gajret se na kënaqe.

Mami i Gjestit: Mos mu mërzit, bëhu i fortë edhe këto ditë.

Gjesti: Vetëm për ju e bëj…

Mami i Gjestit: Bëje për vete, për familjen dhe askënd tjetër.

Babai i Gjestit: Kur ishte i vogël flinte me mua dhe më thoshte edhe kur të rritem dhe martohem do të fle me ty. Tani që është rritur më ka harruar…

Gjesti qesh: Çdo gjë bëjeni për familjen, bëni dicka, s’mund t’ua ktheni gjithçka që kanë bërë për ju. Çdo gjë për ju e bëj. Mami më ka thënë ke me na harru kur të martohesh. Edhe kur të martohem s’dua të ndahem nga ju, por të jemi bashkë. Ju dua, më prisni.

revista.one/