Kush e “rrëmben” sot finalen e madhe? Luizi dhe Dea Mishel përballë njëri-tjetrit

Kush e “rrëmben” sot finalen e madhe? Luizi dhe Dea Mishel përballë njëri-tjetrit

April 22, 2023 0

Finalisti i parë i Big Brother VIP 2, do të shpallet mbrëmjen e sotme gjatë spektaklit të së shtunës.

Në dhomën e rrëfimit secili banor zgjodhi mbrëmjen e së martës dy emrat që ata dëshironin për t’i parë finalistë.

Banorët me më shumë vota kanë qenë Dea dhe Luizi, të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në një televotim që u hap gjatë mbrëmjes së martës, dhe do të jetë publiku ai që do të zgjedhë me anë të votave finalistin e parë.

Finalisti i parë shpallet sot, dhe do të garojë më pas për çmimin e madh pas më shumë se katër muajsh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një bisedë mes tyre, Dea dhe Luizi janë parë të bëjnë battuta se cili e fiton garën. Luzi i tha Deas, që t’i ruajë forcat të mos harxhohet se do të jetë ai që e fiton përballjen. Po ashtu, Luzi është shprehur se nuk i del llogaria përse Efi mund të marrë imunitet sonte në mbrëmje.