Kush është 39-vjeçari nga Tepelena që u vra mbrëmë në Athinë me 2 plumba në kokë
October 4, 2021Personi që shihni në foto është shqiptari që u ekzekutua mbrëmë në një lokal në Athinë.
Quhet Keli, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tij i plotë.
Mësohet se 39-vjeçari nga Tepelena menaxhonte një lokal në Athinë, ku shpesh herë ftonte edhe këngëtarë të njohur shqiptar, me të cilët thuhet se kishte edhe miqësi për shkak edhe të punës që bënte. Dine raporton mes të tjerash se disa orë para ngjarjes ai ka qenë duke drekuar me miqtë e tij në një lokal në Athinë.
Mediat greke raportojnë se një person, është afruar pranë vendit ku qëndronte i ulur shqiptari dhe e ka qëlluar atë dy herë në kokë dhe dy herë në bark.
Dyshohet se në atentat janë përfshirë më shumë se një person. Fill pas krimit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një mjet tip ‘Toyota Yaris’, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij. Po ashtu mësohet se viktima është me precedentë penale, ndërkohë që një prej pistave të krimit dyshohet për larje hesapesh.