Kush është Edoardo Sarchi që u vra në Tepelenë? Lidhjet me politikën dhe trashëgimia

Kush është Edoardo Sarchi që u vra në Tepelenë? Lidhjet me politikën dhe trashëgimia

September 27, 2025 0

Një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Tepelenës, ku biznesmeni italian, Edoardo Sarchi, u gjet i vrarë me armë zjarri në fshatin Salari.

Italiani 44-vjeçar, Edoardo Sarchi, nuk ishte figurë e panjohur.

Ndërsa në Shqipëri ai ishte administrator i një fabrike tullash, në Itali familja e tij ka një histori të gjatë politike dhe publike, veçanërisht babai, Vittorio Sarchi, dhe xhaxhai, Augusto Nidoli, themelues i kompanisë italo-shqiptare Edilcentro Ltd.

ittorio Sarchi, figura historike në politikën lokale në provincën e Varese-s, ishte bashkëpunëtor dhe mik i senatorit të ndjerë Piero Pellicini, dhe njëkohësisht babai i deputetit Andrea Pellicini. Viti 2015 shënoi dorëheqjen e Vittorios, pas një karriere që përfshinte shërbime si këshilltar për sigurinë dhe këshilltar bashkiak. Ai ndërroi jetë në vitin 2022, në moshën 81-vjeç.

Edilcentro, fabrika me seli në Tiranë ku Edoardo kishte rolin e drejtorit ekzekutiv, është degë e kompanisë themeluar nga xhaxhai Augusto nidoli. Tani ajo drejtohet nga kushërinjtë e tij, Antonio Nidoli si Kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe Edoardo Nidoli. Antonio gjithashtu mbulon postin e Presidentit të Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri.

“Një familje punëtorësh dhe sipërmarrësish të aftë. Askush nuk mund ta kuptojë se çfarë ndodhi. Edoardo kishte ndjekur gjurmët e xhaxhallarëve dhe kushërinjve të tij dhe tani ishte qytetar i botës,” tha Paolo Sartorio, nënkryetari i bashkisë Cunardo, duke reflektuar tronditjen në komunitetin që e njihte.

Hetimi

Mbetet ende mister vdekja e Edoardo Sarchit, administratorit 44-vjeçar të fabrikës së tullave italo-shqiptare “Tegola Edilcentro”.

Policia thotë se ka lënë të lirë Eqerem Braçin, ortakun e tij i cili u shoqërua bashkë me dy djemtë që prej mëngjesit të së shtunës.

Rezulton se Braçi dhe djemtë të kenë qenë personat që e shoqëruan biznesmenin për gjah. 

Sipas dëshmisë së tyre, Edoardo Sarchi është qëlluar me kallashnikov. Biznesmeni dhe djemtë e tij janë larguar për tju fshehur breshërisë së plumbave natën e krimit.

revista.one/