Kush është shqiptari që qëndron prapa hiteve të Drake
November 30, 2023Reperi me famë botërore, Drake u dhuroi shqiptarëve një befasi të papritur për festën e 28 Nëntorit.
Pas publikimit të këngës “Polar Opposites” që është pjesë e albumit të tij të fundit “For All the Dogs”, ku reperi kanadez përmendi Prishtinën, të njëjtën ai e solli me videoklip një ditë pas Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, më 29 nëntor.
Përgjatë gjithë klipit, rap-artisti shfaqet i veshur me një xhaketë të kuqe, me simbolin kombëtar shqiptar – shqiponjën të stampuar në shpinë.
Kjo ngjalli reagime tek shqiptarët dhe jo vetëm, ndërsa ngriti pikëpyetje se çfarë qëndronte prapa promovimit të Shqipërisë dhe Kosovës nga reperi 37-vjeçar. E me sa duket ky ndikimi del të jetë nga një prej producentëve të Drake, Gentuar Memishi, një shqiptar nga Kosova që prej kohësh punon me emrat më të njohur të muzikës në botë.
Përveç “Polar Opposites”, Genti ka realizuar edhe hitet e tjera të Drake si bashkëpunimin e tij me 21 Savage’s – “Privileged Rappers”, “Calling For You” dhe “What Would Pluto Do”. Memishi numëron suksese edhe me artistët e tjerë ndërkombëtar si ajo me reperi amerikan Kanye West për këngën “Ok ok” nga albumi “Donda”.
Arritjet e Gentit përfshijnë gjithashtu bashkëpunimet me emrat e famshëm si: Lil Yachty, Doja Cat, Lil Yachty, Ty Dollar Sigh, Wiz Khalifa, J. Cole, DaBaby, “City Girls” e shumë të tjerë.
revista,one/