“Kush na ka mallku”, aksidentohet Mevlan Shaba
August 31, 2025Këngëtari i njohur Mevlan Shaba ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram pamje nga një aksident që ka pësuar së fundmi.
Në fotografi shihet makina e tij luksoze me dëmtime të dukshme në pjesën e përparme.
Aksident! Kush na ka mallku 😢”, ka shkruar Mevlani pranë imazhit, duke lënë të kuptohet se ngjarja i ka shkaktuar shqetësim.
Të paktën nuk ka pasur lënduar!

Edhe para dy vjetësh, ish-konkurrenti i “Përputhen”, Mevlan Shaba është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik.
Makina e tij ishte bërë “copë”, ndërsa Shaba shkruante se fatmirësisht është mirë dhe se nuk kishte marrë dëmtime. Mevlani u bënte thirrje ndjekësve të tij që të kenë kujdes nga shpejtësia dhe pakujdesia.
“Ju lutem udhëtoni me kujdes, shpejtësia dhe pakujdesia mund tju kushtojë jetën. Shyqyr Zotit jam mirë”, shkruante këngëtari
revista.one/