“Ky djalë është i martuar”, Egli vendos “kufirin”, i shkruan në krah Gjestit
April 14, 2025Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe EGli ishin duke kaluar kohë së bashku, kur EGli i shkruan një mesazh Gjestit në krah: “This boy is married, sorry ladies”, që në shqip do të thotë “Më vjen keq goca, ky djalë është i martuar”.
Kjo pasi gjatë ditës, Gjesti hapi një zarf të cilin e kishte marrë nga “Vëllai i Madh”.
Gjesti ka bërë një kërkesë të veçantë për të organizuar një dasmë me Eglin brenda shtëpisë, dhe sot, ai mori përgjigjen zyrtare.
Teksa finalistët u mblodhën në dhomën e ndenjës, Gjesti lexoi një zarf të Vëllait të Madh që përmbante lajmin.
“Finalistë, Vëllai i Madh ka marrë në konsideratë kërkesën e Gjestit për të organizuar për herë të fundit këtë sezon, dasmën tradicionale të Big Brother. Sonte ka festë me të ftuar shumë specialë. Vëllai i Madh do të kujdeset për çdo detaj.”
Pas leximit, Gjesti u ngrit dhe përqafoi Eglin, e cila u shfaq e habitur nga surpriza, duke e pyetur: “Kur e bërë këtë kërkesë?”
Emocionet ishin të mëdha, dhe edhe Rozana iu bashkua përqafimeve, duke uruar çiftin. Kjo dasmë në shtëpinë e Big Brother do të jetë e dyta për këtë sezon, pasi dasma e parë ishte mes Jozit dhe Loredanës.

revista.one/