Ky është 38-vjeçari që iu bë atentat në Shkodër, autorët i bënë pritë dhe e qëlluan me breshëri plumbash
March 9, 2022Personi që shihni në foto është Admir Bajri, të cilit iu bë atentat mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku mbeti i plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi në Dobraç pranë një supermarket. Mësohet se 38-vjeçari ishte në mjetin e tij duke lëvizur kur iu bë pritë dhe u qëllua me breshëri plumbash drejt tij.
Aktualisht ai ndodhet në spital, ndërsa mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:30, në lagjen Dobraç në Shkoder, në rrethana ende të pa qarta është plagosur me armë zjarrin shtetasi A.B, 38 vjeç banues në lagjen Dobraç, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip Benz.
38 vjeçari është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkoder i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, fiksimin e çdo prove të mundshme me qëllim identifikimin e autorëve.
Dosja e fisit Bajri
Në shtator të vitit 2018 Policia e Shtetit në bashkëpunim me ish-Prokurorinë për Krime të Rënda do të trumbetonin në konferenca mediatike, goditjen e një prej grupeve më të rrezikshme kriminale që operonte në Shkodër. Në sajë të këtij operacioni policia arrestoi 11 persona, të cilët i etiketoi si persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Hetimi i nisur pranë Krimeve të Rënda në prill 2018, pak kohë pasi Shkodra ishte tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse me objektiv Lul Kullën, u mbyll me 11 persona të arrestuar. Gjatë operacionit të koduar “Oazi”, në pranga përfunduan, Behar Brajoviq (Bajri); Samet Halluni; Ilir Rustemi; Emrah Plaku; Astmer Bilali; Armir Grimaj; Safet Rustemi (Bajri); Fabiol Rexhepi; Ismet Idrizi; Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu. Përveç të prangosurve si “ushtarë”, mes të arrestuarve janë edhe Safet Bajri, i konsideruar mes njerëzve kryesorë të bandës dhe i vëllai Ilir Rustemi, gjithashtu me të njëjtin rol.
Një tjetër personazh kyç në grup është edhe Behar Bajri, i arrestuar në Roterdam. Informacioni për të u është përcjellë autoriteteve të huaja dhe në bashkëpunim me partnerët përfundoi në pranga. Nga hetimet rezulton se është e provuar se nantarët e këtij grupi kriminal kanë kërcënuar për dhënien e disa shuma të konsiderueshme parash. Gjobat e vendosura , fillimisht u njoftoheshin të dëmtuarve nga Behar Bajri. Behari jam, u thoshte në telefon i dyshuari dhe më pas viheshin në lëvizje të tjerët, të cilët, siç rezulton nga përgjimet e shumta, i vendosnin afat të dëmtuarve në disa raste edhe me frazën “e mira është mos ta vonosh porosinë”.
Vrasja e Fabiola Bajri
E provuar sipas prokurorisë është edhe akuza për dy vrasje, sikurse edhe e 15-vjeçares Fabiola Bajri, bashkëjetuese e njërit prej të dyshuarve. Vrasja e saj u raportua si vetëvrasje 20 vjet më parë, edhe pse gruaja ishte qëlluar me një plumb, ndërsa edhe pas të shtënave arma u gjet me fishekë gati për qitje. Krimi i dytë dyshohet se është kryer për shkaqe banale. Mes të arrestuarve ishte edhe ish-portieri Armir Grimaj. Ai dyshohet për trukimin e ndeshjes Vllaznia-Tërbuni, një ndeshje e zhvilluar në muajin maj dhe e mbyllur me rezultatin 2-1, ashtu siç tregon në përgjimet ambientale Safet Bajri, kur flet për të ardhurat nga ndeshja.
Lirimi i Safet Bajrit
Pas ping-pong-ut me dërgimin e dosjeve sa në Tiranë dhe sa në Shkodër, gjyqtari i Shkodrës Besmir Stroka pranoi kërkesën e mbrojtësve Arber Hoxha dhe Sokol Tahiraj duke shuar masat e sigurimit “arrest ne burg” për disa prej të hetuarve të grupit Bajri. Kështu është shuar masa arrest në burg për Safet Bajrin duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për vendimin penal të formës së prerë. Pra Safet Bajri në burg mbahet vetëm për dënimin me 8 vite që ka nga drejtësia belge. Gjykata vendosi që të zgjaste afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin, por akuzat kundër tyre në Shqipëri kanë rënë. Ilir Bajri mbahet në qeli për 5.6 vitet e dënimit me burg në Itali po për drogë.
revista.one/