Ky është autori që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, armën ia dorëzoi rojes dhe doli jashtë

Ky është autori që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, armën ia dorëzoi rojes dhe doli jashtë

October 6, 2025 0

Ky është autori që vrau në sallën e Gjykatës së Apelit gjyqtarin Astrit Kalaja. Ai qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalaja ditën e sotme brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Autori është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, teksa arma e krimit u sekuestrua. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, babë e bit, të identifikuar si Rakip Kurtaj, 65 vjeç dhe Ervis Kurtaj, 45 vjeç.

 Elvis Shkëmbi ishte vetëdorëzuar në polici menjëherë pas ngjarjes, por para se të largohej nga gjykata dhe të vetëdorëzohej e kishte lënë armën e krimit tek një punonjës i sigurisë.

Ka qenë duke u zhvilluar seanca gjyqësore, ku autori i kësaj ngjarjeje ka qenë bashkë me babanë, palë e tretë, ka patur edhe palë të tjera që nuk kanë qenë të pranishëm. Seanca ka zgjatur rreth 1 orë e 40 minuta. Gjyqtari ka dhënë një vendim në favor të denoncuesit. Gjyqtari është larguar nga salla, aty e ka pritur autori i kësaj ngjarjeje dhe është larguar. Megjithatë, para se të largohej, armën e krimit ai ia ka dhënë rojës së sigurisë, i cili që në krye të herës duhej ta kishte kontrolluar. Më pas autori ka dalë dhe më pas ka pikasur një patrullë të Policisë së Tiranës, të cilëve i ka deklaruar se është autori i vrasjes dhe ka bërë të mundur arrestimin, pa ditur se çfarë kishte ndodhur.

Pra, armën e krimit e kishte lënë në Gjykatë. Pistoleta nuk është lënë në tokë, por në pjesën e xhupit të punonjësit të sigurisë dhe është larguar krejt i qetë. Punonjësi i sigurisë do të pyetet nga ana e hetuesve për rrethanat si ka ndodhur ngjarja.

revista.one/