Ky është i famshmi që do të futet në shtëpinë e “Big Brother” në 1 janar 2022
December 19, 2021Produksioni ka vendosur që shqiptarët ta nisin ditën e parë të vitit të ri pikërisht me Big Brother VIP.
Nga burimet për “Revista Ora” thuhet se në shtëpinë më të famshme të momentit, në 1 janar do të hyjë një emër i madh, që do të jetë super surprizë për banorët dhe për gjithë publikun.
Bëhet fjalë për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
Loriku do të jetë i ftuari special i kësaj nate, por ende nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë në shtëpi; nëse do të jetë i ftuar apo do të qëndrojë deri në fund të këtij edicioni të ‘BBV’.
Kujtojmë që Lorik Cana ka pasur lidhje të ngushta me njërin nga ish-konkurrentët e këtij sezoni, kushëririn e tij, Granit Canën, i cili e la shtëpinë pak kohë më parë, pasi doli më pak i preferuari për publikun nga të nominuarit e asaj mbrëmje.
Gjithashtu, ajo që dihet deri tani për spekataklin e kësaj mbrëmje, është se banorët kanë nisur që tani përgatitjet për sketche, numra baleti nën drejtimin e Ilirit, intervista të ndryshme.
revista.one/