La garën e BBV për të atin e sëmurë, Diana: Lidhja me Arionin më penalizoi
December 3, 2024Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Diana Tahiri, e cila doli nga formati me vendimin e saj ka bërë deklaratën e papritur në prime-n e fundit.
Modelja e cila krijoi një romancë me njërin nga konkurrentët e shtëpisë, Arionin, është shprehur se loja e saj është penalizuar nga ky i fundit.
“Kam ndjerë se loja ime u penalizua nga lidhja me Arionin. Do të kisha dashur të fokusohesha më shumë në lojën individuale,” u shpreh ajo.
Teksa u pyet se çfarë do të bëntë ndryshe nëse do të kishte mundësinë të futej edhe njëherë ajo tha “do ta bëja lojën më individuale, pa krijuar lidhje.”
“Po të kisha një mundësi tjetër, do të bëja një lojë më individuale, pa krijuar lidhje,” deklaroi ajo.
Kujtojmë që disa ditë më parë Diana Tahiri, mori vendimin për të dalë nga shtëpia e “Big Brother Vip” pasi babai saj nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjatë spektaklit më 22 nëntor me anë të lidhjeje me Skype, ish-banora u përballë me një pyetja nga opinionistja Olta Gixhari.
Diskutimi u përqendrua te një frazë që motra e Dianës i kishte thënë në vesh gjatë vizitës së saj surprizë në shtëpinë e “BBVK”, në të cilën kishte përdorur shprehjen “Ata e urrejnë Arionin” në norvegjisht.
E pyetur për këtë Diana u përgjigj se nuk është momenti i duhur për t’i folur këto duke shtuar motrën e saj se ka qenë e emocionuar gjatë asaj nate.
“Olta, unë nuk mundem të të përgjigjem për arsyen. Por sa kam folur me motrën jashtë, ajo ka qenë shumë me emocione në mbrëmjen që më ka vizituar. Gjithsesi, ajo i ka pasur arsyet e veta dhe unë ia kuptoj arsyet. Ndoshta fjalën urrejtje e ka gabuar dhe ajo i ka arsyet e veta. E ka shprehur mendimin e vet”, tha Diana.
Më pas Olta e pyeti nëse ishte kjo arsyeja që ajo doli nga shtëpija por Diana e mohoi.
“Jo. Momenti nuk është i duhur tani ta flasim këtë pjesë, sepse mendjen dhe shpirtin i kemi diku tjetër. Por nuk janë kundër lidhjes time me Arionin”, tha Diana, duke theksuar se prioriteti i saj aktual është shëndeti i babait të saj.
Kujtojmë që banorja e Big Brother Vip, Diana Tahiri, u surprizua nga motra e saj, e cila erdhi enkas për të nga Norvegjia. Mirëpo ajo nuk erdhi me lajme të mira pasi i komunikoi Dianës se babai i tyre ka pësuar një sulm në zemër dhe momentalisht ndodhet në spital.
Si pasojë e kësaj ngjarje ajo i kërkoi banores që ta linte shtëpinë e BBV dhe të qëndronte me pjesën tjetër të familjes.
“Babai është i shtrirë në spital prej të enjtes dhe është në kujdesin e mjekëve. Gjendja është stabile ama ai të ka kërkuar të vish aty me ne,” i tha ajo Dianës.
Mirëpo Diana nuk mori një vendim, ajo tha se duhet të flasë me të atin e pastaj të vendos.
Ndër të tjera ajo shprehi mendimin e saj se nuk ishte pro lidhjes së Dianës me Arionin pasi sipas saj kjo nuk e lejoin motrën e saj të jap maksimumin në lojën brenda formatit.
“Mua më duket se dyshja e penalizon Dianën në lojën e saj, mendoj që Diana ka shumë për të dhënë. Dhe ndonjëhërë kur e shoh nuk shoh një Dian që unë njoh” u shpreh ajo duke theksuar se nuk është kjo arsyeja që po i kërkojnë të lërë shtëpine e BBV.”
revista.one/