Labi i kërkon Vëllait të Madh ndëshkimin e Klodit pas incidentit me pijen energjike
December 21, 2025Tensioni në Big Brother VIP Kosova u rrit kur Klodi i hodhi Labit një pije energjike në sy, një veprim që shkaktoi reagime të menjëhershme brenda shtëpisë. Pas këtij incidenti, Labi është shprehur se një dënim ndaj Klodit është i nevojshëm, duke theksuar se sjellje të tilla nuk duhet të tolerohen brenda lojës.
“Duhet të ndalen këto gjëra”, tha ai, duke nënvizuar rëndësinë e respektit dhe të qëndrimit brenda rregullave të formatit.
Labi gjithashtu shtoi se veprimet e tij janë pjesë e lojës, por nuk do të lejojë të sulmohet fizikisht apo me objekte të forta. “Është pjesë e lojës. Është e drejta ime, tash të më qorrojë dikush a?” – tha ai, duke treguar se ndonëse loja është dinamike, ka kufij që nuk mund të tejkalohen.
Ky incident ka rritur tensionin midis banorëve dhe ka ndezur diskutime për mënyrën se si produksioni do të reagojë ndaj sjelljeve të tilla.

Debat mes Labinot Rexhës dhe Klodit ka dalë jashtë kontrollit, duke përfunduar në një incident serioz.
Sipas pamjeve dhe raportimeve, Klodi i ka hedhur pije energjike në fytyrë Labit, ndërsa ky i fundit ndodhej në shtrat.
Pas kësaj ngjarjeje ka ardhur reagimi i familjes dhe menaxhmentit të Labinotit, të cilët kanë publikuar një deklaratë zyrtare në Instagram, ku e dënojnë ashpër veprimin.
Në reagimin e tyre, incidenti cilësohet si i papranueshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin. Në deklaratë thuhet: “Ndaj Labit është ushtruar presion psikologjik, si dhe është kryer një veprim i papranueshëm duke i hedhur pije energjike në fytyrë, kryesisht në zonën e syve”.
Familja thekson se kjo sjellje e kalon çdo kufi loje apo debati verbal dhe përbën rrezik serioz, veçanërisht për sytë e banorit.
Gjithashtu, ata shprehin shqetësim për faktin se Klodi vazhdon të qëndrojë në shtëpi pa u marrë, sipas tyre, asnjë masë e dukshme. Sipas familjes, tolerimi i veprimeve të tilla krijon një precedent të rrezikshëm brenda formatit.
Në fund të deklaratës, ata i bëjnë thirrje produksionit dhe Vëllait të Madh që rasti të trajtohet me seriozitet të plotë: “Kërkojmë të merren masat disiplinore përkatëse, në përputhje me rregulloren e Big Brother VIP Kosova”..

revista.one/

