Laert Vasili shpallet zyrtarisht finalisti i dytë i Big Brother VIP
April 9, 2025Laert Vasili shpallet zyrtarisht finalisti i dytë i Big Brother VIP në këtë edicion të katërt. Pas një televotimi të hapur të shtunën e kaluar, mes Eglit dhe Laertit, publiku ka vendosur duke kaluar aktorin në finale.
“Secili prej tyre, në këtë pikë të lojës pa pasur meritat e veta. Mirëpo, plusi i Laertit është raporti me Rozanën. Dyshja kanë ditur shumë mirë që nga fillimi i këtij programi të luajnë me njëri-tjetrin. Herë-herë edhe duke gënjyer për raportin e tyre, duke u shtirur sikur nuk njiheshin. Unë mendoj se ka qenë totalisht e qëllimshme, duke tentuar të çojnë njëri tjetrin në finale përmes dinamikave që krijuan së bashku”- tha opinionisti Arbër Hajdari.
Kujtojmë se finalistja e parë u zgjodh Rozana, pas një përballje me Gertën.

Vetëm 4 banorë do të mund të prekin nga afër ethet e finales pas një rrugëtimi të gjatë plot me sfida, debate të forta e ironi. Lajmi është bërë i ditur mbrëmjen e sotme nga moderatori i spektaklit, Ledion Liço.
Në televotimin e hapur për Danjën, Eglin, Gertën, Gjestin, Jozin dhe Loredanën, publiku ka mundësinë të vendos për fatin e banorëve në lojë, duke zgjedhur dy finalistë.
Cilin prej tyre dëshironi të dërgoni në FINALE?
Mund të votoni kudo ku ndodheni, me SMS në 56666 nga Shqipëria dhe 55099 nga Kosova, në ëebsite e Voto.Top-channel.tv apo nëpërmjet aplikacionit MyvodafoneApp.
Emrat e fituesve do të zbardhen në spektaklin e të shtunës, në gjysëmfinalen e sezonit të katërt të “BBV”. Me përzgjedhjen e dy banorëve, katër të tjerët do të lënë shtëpinë të shtunën. Ndërkaq, më 19 prill do të jetë finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania 4”.
revista.one/