“Laerti puthi pa dëshirë Valbonën”/ Rozana dhe Jozi, në debat të ashpër me aktorin
March 16, 2025Jozi akuzoi Laertin se shfrytëzon raportin me Valbonën për lojë.
Sipas banorit, Laerti nuk ka ndjenja për Valbona dhe nuk ka treguar respekt ndaj saj. Laerti reagoi ashpër, duke nxitur një debat.
Jozi: Kjo ishte më e rëndë se ajo që kam bërë unë.
Laerti: Ti je i fundit që mund të flasësh për puthje me zor.
Jozi: Je shfrytëzues i Valbonës në çdo situatë.
Laerti: Ti je i fundit që mund të flasësh.
Jozi: Laerti është vetëm për gjumë këtu. Ai shkon zvarrë zvarrë derdh edhe dy lot. Ti je shfrytëzues i çdo skeme dhe mundesh të përfitosh nga ajo vajzë. Nuk ke pikë ndjenje dhe nuk di domethënë, uljen që i bën asaj. Në çdo rast e ke shfrytëzuar.
Marrëdhënia Valbona-Laert, sipas Rozanës nuk është dashuri, kjo pasi mendon se ata të dy nuk kanë kimi me njëri-tjetrin.
Ajo debatoi me Laertin, duke rrëfyer se banori i ka treguar asaj se ka ndjenja për një tjetër.
Rozana: Ti s’ke kimi me Valbonën.
Laerti: Ku e di ti?
Rozana: Të njoh shumë mirë. Ajo ishte puthje e inskenuar.
Laerti: Ku e di ti?
Rozana: Jetojmë në një shtëpi… Ti nuk e do Valbonën.
Laerti: Nga e di ti?
Rozana: Sepse më ke thënë që do një njeri tjetër.
Laerti: Nuk ta kam thënë.
Rozana: Vetë ma ke thënë!
revista.one/