“Lamtumirë meqë zgjodhe…”, ish-i dashuri i Linda Reit reagon për afrimin e saj me Edin në BBVK
November 21, 2025Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Linda Rei, ka zbuluar se ka marrë një dhuratë të veçantë për përvjetorin e lidhjes nga ish-i dashuri i saj. Ajo ka marrë një luledielli, ndërsa ish-i dashuri ka përgatitur edhe një video me urime për këtë rast.
Megjithatë, Linda ka theksuar se marrëdhënia e tyre është e komplikuar.
“Nuk mjafton vetëm dashuria, jemi shumë ndryshe nga njëri-tjetri, vjen një pikë kur lodhesh”, ka thënë ajo, duke pranuar se sfidat personale ndikojnë në lidhjen e tyre.
Pas këtij momenti, ish-i dashuri i saj ka dërguar edhe një mesazh brenda shtëpisë së BBVK, pasi nuk i ka pëlqyer afërsia e Lindës me banorin Edin. Linda është shprehur për këtë situatë: “Jemi në Big Brother. Atë mund ta ketë prekur, por vendimi për ta mbaruar historinë ishte i tij. Unë kam luftuar që të ja mbushë mendjen”.
revista.one/


