Largohet përfundimisht nga TCh, Arbana Osmani pjesë e një tjetër TV

Largohet përfundimisht nga TCh, Arbana Osmani pjesë e një tjetër TV

January 25, 2024 0

Megjithëse sezoni i ri televiziv ka nisur prej disa muajsh, duket se ndryshimet e personazheve të ekranit ende nuk kanë përfunduar.

Arbana Osmani, moderatorja e Top Channel, prej përfundimit të sezonit të shkuar të BBV, ka qëndruar larg ekranit duke iu dedikuar biznesit të saj.

Burimet tregojnë se Arbana do të rikthehet në ekran ashtu si premtoi, por jo në ekranin e “Top-Channel”, por në atë të “TV Klan”.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Arbana do të vijojë karrierën e saj si moderatore, me një projekt të saj, ndësa nuk dihen detajet e projektit.

Gjithashtu me të, edhe Eduart Grishaj do t’i bashkohet Arbanës në këtë projekt të ri në “TV Klan”.

Nga ana tjetër, edhe moderatorja Alketa Vejsiu në një rubrikë “pyetje-përgjigje” me ndjekësit, u shpreh se është e hapur për një projekt me Arbanën dhe po pret idenë e saj, të cilën do e ndiqte me kënaqësi.

Të jenë të gjitha këto detaje një konfirmim që tashmë moderatorja Arbana Osmani po “bashkon forcat” me “TV Klan”? 

revista.one/