Ledion Liço: Të rinjtë të mos shohin vetëm Hollywood, po bëjmë filma shqip!

Ledion Liço: Të rinjtë të mos shohin vetëm Hollywood, po bëjmë filma shqip!

December 11, 2023 0

Një ditë para premierës absolute të filmit “5 Herë Jo”, protagonistët dhe stafi realizues dolën në një konferencë për mediat.

Donald Veshaj dhe Bora Zemani, përkatësisht Jora dhe Gjergji, të cilët do të përballen më një sërë të papriturash në botën kinamesë, artit dhe televizionit, ndajnë emocionet e rolit.

“Jam ndjerë shumë mirë, gjatë gjithë xhirimeve e ndieja shumë timin të gjithë rolin. E kisha shumë të qartë se si duhet të ishte Jora”, i shpreh Bora Zemani.

Ajo që bie në sy është patjetër mungesa e Romeos, por arsyeja e mungesës është e forte.

“Romeo kishte një angazhim tjetër përpara se ne të nisnim prodhimin e filmit. Është një serial që ai do ta lançojë në 2024”, tregoi Donald Veshaj.

Duke folur për prodhimet kinematografike të “Top Channel Films”, producenti Ledion Liço, u shpreh se qëllimi është për të krijuar seriale dhe filma cilësorë. Por edhe më largpamës, të rikthejmë sytë nga kinemaja shqip.

“Unë dua që brezi i ri të rritet me heronjtë e tyre vendas kinematografik, dhe mos të shohin gjithmonë vetëm nga Holliwood-i”, tha Ledion Liço.

“Po fillojmë ti mbushim kinematë me çfarëdo lloj produkti shqiptar, në një pikë të caktuar do bëjë diferencën cilësia e produktit dhe cilësia e filmit”, tha regjisori Erion Bubullima.

“Fakti që ‘Top Channel Films’ vjen me një film akoma pa mbaruar jehona e filmit të parë, është një ogur i mirë që industria po  funksionon”, u shpreh menaxheri i marketingut Cineplexx Albania, Klemi Sinakoli.

Dhe ndërsa kurioziteti për këtë komedi romantike është i madh, një rol i ishte ofruar edhe kryeministrit Edi Rama, por për shkak të angazhimeve të shumta nuk do të mundim ta shohim në film.

“I kam bërë një ftesë për të qenë aktor, sepse ndërtuam një rol për të, që Z. Kryeministër të ishte një kamarier në Vuno, që e kishte passwordin e lokalit Rilindje 2050”,tregon Donaldi.

Premiera Absolute e filmit do të mbahet në Cineplexx më 12 Dhjetor në orën 19:30. Ndërkohë duke filluar nga 13 Dhjetor do të jetë në çdo kinema.

“Ne e kemi pasur të qartë synimin tonë, synimi ynë ishte që pasi arritëm të bënim produksione televizive shumë të suksesshme dhe të ndjekura, do të donim të bënim filma e seriale shumë të suksesshme dhe të bukura. Qëllimi ynë nuk është asesi të shkojmë në festivalin x apo y, nuk është të marrim një Oscar, por kjo gjë nuk e përjashton. Në momentin që futesh në atë fushë, domosdo që nuk do të prodhosh vetëm filma komercialë, do të thotë të eksplorosh të gjithë ylberin e zhanereve të kinematografisë. Qëllimi është të bëjmë produkte cilësore, që hapin vende të reja pune, që angazhojnë artistët që janë të etur për të prodhuar filma, seriale apo derivate të tyre”, tha Ledion Liço.

revista.one/