Ledri Vula fotografohet duke mbërthyer me duar një “vajze misterioze”, komentet janë për Xhensilën
June 28, 2025Reperi i njohur, Ledri Vula, është parë së fundmi në shoqërinë e një vajze misterioze, duke ngritur thashetheme dhe spekulime në mediat rozë. Disa kanë aluduar se vajza në fjalë mund të jetë këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj.
Fotot u publikuan fillimisht nga portali Insajderi, duke nxitur zëra për një lidhje të mundshme romantike mes dy artistëve. Në pamjet e publikuara, shihet Ledri pranë një vajze që ka mbuluar fytyrën, por që duket afër tij, me disa detaje të dukshme në trup dhe duar.
Sipas disa ndjekësve të vëmendshëm, tatuazhet që shfaqen në dorë dhe në zonën e belit ngjajnë me ato që ka këngëtarja Xhensila Myrtezaj.


Në një tjetër foto, vihet re një tatuazh në dorën e vajzës misterioze pranë Ledrit, i cili është identik me tatuazhin e dytë të Xhensilës.
Pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur të fshehtë, pamjet flasin vetë: mes Ledrit dhe Xhensilës po zhvillohet një romancë e dukshme.

Kujtojmë se në një intervistë të dhënë ditë më parë, reperi Ledri Vula është pyetur nëse do të lidhej me këngëtaren Xhensila Myrtezaj vetëm për efekt të vëmendjes mediatike.
Ai e mohoi një gjë të tillë, duke theksuar se lidhjet duhet të bazohen në ndjenja të vërteta.
“Nuk shkon kështu, duhet të kesh kimi, dashuri. Nuk mund të lidhesh vetëm për fansa apo për showbiz. Pa pasur diçka, nuk mundesh të lidhesh, kukulla nuk jemi”, u shpreh Ledri.