Ledri Vula harron Sara Hoxhën, nis romancë të re, ja vajza që e shoqëron në plazh

Ledri Vula harron Sara Hoxhën, nis romancë të re, ja vajza që e shoqëron në plazh

September 10, 2024 0

Ledri Vula duket se ka lënë pas ndarjen me Sara Hoxhën, me të cilën ka edhe një vajzë, dhe ka rigjetur dashurinë.

Këngëtari është fotografuar së fundmi në një plazh në jug, krah një vajze e cila mësohet se quhet Rina Zaiti.

Siç shihet edhe në foto, Ledri dhe Rina Zaiti qëndrojnë buzë detit, të ulur pranë shkëmbinjve të plazhit.

Burime për Anabel.al tregojnë se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë të afër, duke shijuar kohën me njëri-tjetrin.

Burime për Anabel.al tregojnë se ata ishin gjatë gjithë kohës shumë të afër, duke shijuar kohën me njëri-tjetrin.

Prej gati 1 viti është bërë publike edhe ndarja e tij nga Sara Hoxha. Që prej asaj dite, çifti nuk është parë më bashkë dhe tashmë, me foton e fundit nuk ka më skeptik që kjo histori është pa kthim.

Vetëm pak javë më parë, Ledri ‘u ngacmua’ duke u pyetur nëse ishte ‘single’. Pyetja, siç tha gazetarja ishte nga një grup i vajzave që ishin të pranishme aty.

“Kisha një grup të gocave që më thoshin pyete pak Ledrin a është ‘single’, a po jo”, e pyeti ajo reperin e njohur. Ledri më pas dha një përgjigje që shumë pak e pritën. “Hajde le të më pyesin vetë, po i pres atje”, ishte përgjigjja e tij.

Ledri Vula dhe Sara Hoxha nuk kanë folur për raportin e tyre, por nga aludimet e fansave dhe sjelljet e ish-çiftit hera herës kanë lindur dyshime se ata mund t’i kenë dhënë një tjetër shans lidhjes së tyre.

Provë për këtë ishte rikthimi i fotografive të çiftit në profilin e Sarës, po ashtu edhe fakti që të dy ata ndiqen në rrjetet sociale.

Gjithashtu vihet re edhe prania e Poem Blu, vajzës së tyre dhe Sarës në një ndër koncertet që Ledri ka performuar së bashku me disa artistë të tjerë.

Ende nuk ka asnjë konfirmin nga secili prej tyre për ndarjen, apo nisjen e romancave të reja, megjithatë duhet se ata nuk do të jenë bashkë.

revista.one/