Ledri Vula: Më pëlqejnë këngët e Gjestit, por do ta refuzoja Jozin për bashkëpunim

Ledri Vula: Më pëlqejnë këngët e Gjestit, por do ta refuzoja Jozin për bashkëpunim

June 25, 2025 0

Gjatë një interviste për “Pushime On Top”, në Top Channel, Ledri Vula ka zbuluar se me kë nga kolegët e tij mund të bashkëpunonte dhe me kë jo. Teksa moderatori i njohur, Eni Shehu, i përmendi disa emra, këngëtari i dashur për publikun u përgjigj shkurt.

I pyetur nëse do të donte të bënte këngë me fituesin e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Gjesti, Ledri u përgjigj se do ‘donte të shikonte energjinë e tij’.

Ndërsa për ish-banorin tjetër të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Jozefin Marku, Vula tha shkurt ‘jo’.

Pjesë nga intervista:

Unë do të them disa emra dhe ti do të bësh reagime, sepse dua të kuptoj se me kë do të bashkëpunoje. Me Gjestin?

Do kisha pasur qejf me shkuar një herë në studio me të, me e pa si energji

Vetëm për aq?

Jo, si punon. Ka disa këngë të mira

Me Albanin?

Po

Me Jozin?

Jo

Në një moment gjatë intervistës, moderatori i njohur e pyeti Ledrin në lidhje me një fotografi që u bë virale në rrjet. Këngëtari shfaqej krah yllit të muzikës, Bebe Rexha.

I pyetur nëse do të kenë një bashkëpunim së bashku, Ledri zbuloi se këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare ka shprehur dëshirën që të bëjë diçka në Shqipëri.

Pjesë nga intervista:

Një foto me Bebe Rexhen na ka bërë kuriozë që nuk mori përgjigje. Juve të dy bashkë vetëm muzika mund t’iu lidhë, apo jo?

Të lidh muzika, shoqëria, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi

A do keni një duet bashkë?

Janë disa këngë të miat që i pëlqejnë, që mi ka përmend, po ka qejf me punuar me producentët e Shqipërisë. Idetë janë ndryshe, sado që ne jemi treg i vogël e kemi një zhanër tonin dhe mund të jetë shumë e thjeshtë për këtu, po jashtë mundet me tingëlluar shumë ndryshe. Edhe artistët e huaj janë gjithmonë në kërkim të një gjëje ndryshe. Ka shprehë dëshirë me ardhë me punuar, kaq.

Ledri nuk u ka shpëtuar pyetjeve ‘me spec’ të Enit.

“A do të lidhej me Xhensila Myrtezaj vetëm për ‘zhurmë mediatike’?”, ishte një nga pyetjet që moderatori i njohur i drejtoi atij.

“Nuk shkon kështu, duket të kesh kimi, dashuri, nuk mund të lidhesh vetëm për fansa apo për showbiz. Pa pasur diçka, nuk mundesh të lidhesh, kukulla nuk jemi”, u përgjigj Vula.

I ngacmuar nga moderatori për një mundësi pjesëmarrjeje në një film me përmbajtje erotike, këngëtari i dashur për publikun duke qeshur tha ‘varet nga protagonistja’.

Teksa Eni e pyet sërish ‘nëse do të luante vetëm’, Ledri tha ‘jo, faleminderit’.

Gjithashtu moderatori e pyeti nëse menaxheri i tij, Faton Shoshi, i thotë që duhet të marrin pjesë në ‘Eurovision’ me kë do donte të bashkëpunonte dhe Vula tha emrin e këngëtares së njohur, Era Istrefi.

Pjesë nga intervista:

Nëse Faton Shoshi do të propozonte të bëje një film +18, çfarë do të bëje?

Po varet prej protagonistes.

Po nëse do ta luaje vetëm, solo?

Jo, jo, faleminderit

Do e refuzoje Fatonin?

Po, këtu po

Kë do të doje protagoniste?

E tani

Nëse Fatoni do të kërkonte të bëje një pushim të gjatë në muzikë?

Pushim mos me dalë në skenë është ‘ok’. Por prej studios jo. E di vetë kur me bërë pushim.

Nëse Fatoni të thotë që këtë vit do ikim në ‘Eurovision’ dhe ti duhet të zgjedhësh një bashkëpunëtor, me kë do të shkoje?

Nëse thotë Fatoni me shkuar në ‘Eurovision’ unë i besoj, se sheh disa gjëra që unë nuk i shoh dhe as nuk dua ti shoh, dua të jem i fokusuar në muzikë. Nëse më thotë të shkoj, filloj këngën. Për bashkëpunëtore do të merrja dikë që ka patur përvoja në skena ndërkombëtare, për shembull Era Istrefi.

revista.one/