“Dashuria i mund të gjitha”, Ledri flet për Xhensilën dhe lidhjen e re të Sara Hoxhës me Erik Fullanin

“Dashuria i mund të gjitha”, Ledri flet për Xhensilën dhe lidhjen e re të Sara Hoxhës me Erik Fullanin

July 13, 2025 0

Reperi Ledri Vula ka vendosur të flasë hapur për herë të parë rreth marrëdhënies së re të ish-partneres së tij, Sara Hoxha, e cila është gjithashtu nëna e vajzës së tyre, Poem Blu.

I ftuar në podcast-in “Inspire” me Alketa Vejsiun, Ledri u tregua i sinqertë dhe i balancuar në deklaratat e tij, duke treguar një qasje të matur dhe mbështetëse ndaj situatës së re.

Artisti nuk ngurroi të shprehë mbështetje për Sarën dhe për lidhjen e saj të re, duke theksuar se lumturia e saj ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e vajzës së tyre.

“Sara po duket shumë e lumtur me këtë djalin… Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është më shumë me rëndësi”, tha ai.

Deklarata e Ledrit është pritur pozitivisht nga publiku, i cili ka vlerësuar qasjen e tij të pjekur dhe të respektueshme ndaj nënës së fëmijës së tij.

Ky reagim tregon për një raport të shëndetshëm bashkë-prindërimi, ku ndonëse marrëdhënia romantike ka marrë fund, të dy prindërit vazhdojnë të bashkëpunojnë për të mirën e vajzës së tyre.

Pas thashethemeve të shumta në rrjete sociale dhe media për një lidhje të mundshme mes tij dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, Ledri Vula ka vendosur të flasë hapur për natyrën e marrëdhënies së tyre.

“Jemi me një ekip, po na bie si në studio, si në koncerte, me qenë gjithë kohën së bashku. Edhe koncertet i kemi bashkë, është shumë energjia, krejt ekipi”, u shpreh Ledri.

Tutje ai shtoi: “Jo, mirë jam. Shkojmë në skenë, rrimë bashkë mirë. Besoj që kish funksionu, nëse dy njerëz duhen pa marrë parasysh a kanë fëmijë, dashuria i mund të gjitha. Jemi me një ekip së bashku, është kimia e punës aq e mirë. Koncertet na kanë ec shumë bukur”.

“Kemi pasur një gjuhë të përbashkët, se të dy i kemi historitë e njëjta. Na ka rënë të flasim si po e vazhdojmë jetën, më pëlqen edhe si artiste. Ka qejf me punu. Muhabeti na ka ec shumë mirë”, përfundoi këngëtari.

revista.one/