(VIDEO) Lënë pas qejfmbetjet, Noizy dhe Duda takohen për herë të parë pas shumë vitesh
August 10, 2022Noizy dhe Duda janë bërë sërish bashkë disa vitesh të zemëruar.
Siç ka zbuluar Noizy prej ditësh tashmë, Duda do të performojë në koncertin e tij ‘Alpa Show’ në 14 gusht. Duket se ka qenë Noizy ai që e ka bërë këtë hap drejt Dudës të cilin e quante ‘vëlla’ edhe gjatë kohës kur nuk flisnin.
Edhe pse konfirmon se kanë lënë pas gjithçka, ata nuk ishin takuar asnjëherë. Të paktën publikisht nuk ishin shfaqur bashkë. Mirëpo, pas një kohe të gjatë ata kanë vendosur të drekojnë së bashku disa ditë para koncertit. Këtë e zbuloi Noizy i cili publikoi një video në Instagram ku shihej me Dudën dhe disa miq të tjerë.
Krisja e raportit mes tyre ndodhi rreth 5 vite më parë, në 2017 kur kur projektet e Noizyt kaluan në heshtje nga Duda. Ai se tha asnjë fjalë për krijimet e reja të atij që dikur ishte miku i pandarë dhe shiheshin kudo bashkë. Dyshja filluan mos ta ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Në një intervistë në 2018 Noizy ta se mes tyre ka hatërmbetje por u shpreh i bindur se do i rregullonin.
“Me Dudën jam si ai pjestar i familjes që të bie dhe s’ke ku e çon. Sido që të shkojë vëllai mbetet vëlla. Nuk prishemi më Dudën. Po është e vërtet që kemi pasur hatërmbetje me njëri-tjetrin por shpresoj dhe besoj se do i rregullojmë. Do vijë një ditë që do takohemi dhe do sqarohemi s’ka ku të shkojë se jemi shumë të afërt. Janë ca gjera që gjera që nuk mund të ndryshojnë te ne kurrë. Jemi rritur dhe i kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit.”
Kjo intervistë u rishpërnda edhe nga Duda në rrjetet sociale por gjithsesi ata nuk u rikthyen siç ishin.