Lënë pas sherret, Meritoni dhe Egla vallëzojnë bashkë në shi
April 23, 2024Moderatori Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno kanë vallëzuar së bashku në oborrin e shtëpisë së “BBVIP”.
Ishte konkurrenti që e ftoi aktoren për të kërcyer së bashku, ndërsa kjo e fundit pranoi me kënaqësi.
“Hajde të mësoj me vallëzu”- i tha Meritoni Eglës.
Ndonëse pikat e shiut iu binin në trup, kjo nuk i ka ndaluar dy banorët që të vallëzojnë së bashku nën ritmet e muzikës.
“Oooo, brezi i vjetër me brezin e ri”- tha Egla duke qeshur, teksa argëtohej me Meritonin.
revista.one/