Leo i kërkon që ta vazhdojnë lidhjen jashtë shtëpisë së Big Brother, Lela nuk pajtohet…
December 9, 2024Leonardo Gashi dhe Lela Seferi duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies që kanë krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Kosova. Ata janë munduar të sqarohen me njëri-tjetrin pas hatërmbetjeve që kishin në sfidën e dhënë nga ‘Vëllai i Madh’.
“Kur është loja dashurinë e vendos në zero”, iu drejtua Leo – Lelës.
Bukuroshja nga ana tjetër ia ktheu: “Ti je në një vend te unë, që lojë s’mundet me pasë asnjëherë”.
Këngëtari më pas i ka kërkuar që dashurinë ta vazhdojnë jashtë shtëpisë së famshme. Ai tha se të dy do të jenë më mirë nëse do të shohin jashtë në mënyrë që të mos jenë pengesë në lojë. Lela ndër tjerash nuk ishte e pajtimit që lidhjen ta vazhdonte jashtë këtij formati.
Më pas Leonardo Gashi e ka akuzuar Lela Seferin se ajo e ka shfrytëzuar atë për lojën e saj. Kjo deklaratë e acaroi shumë atë, e cila i tha se ai nuk di se çfarë do të thotë të kesh ndjenja të vërteta.
“Mos guxo me thënë që unë kam luajtur me ty. Je i vetmi person që s’kam luajtur”, u shpreh ajo.
“Veç ishalla e gjen femrën ideale, se pernime s’paskam qenë unë”, i tha Lela, Leos.
Kjo nisi pas një sfidë që ata kishin nga ‘Vëllai i Madh’, ku Lela ishte me Drilonin dhe Sarën.
Leos nuk i pëlqeu që banorja kishte kaluar natën me të në shtrat, për shkak të raporteve që janë krijuar brenda.
Duket se lidhja e tyre ka përfunduar, edhe pse këngëtari i kërkoi që të vazhdonin kur të dilnin jashtë.
revista.one/