Leonora shkakton tërmet në Serbi me këngën ‘Komandant”, këngëtarja reagon ndaj sulmeve

Leonora shkakton tërmet në Serbi me këngën ‘Komandant”, këngëtarja reagon ndaj sulmeve

February 15, 2022 0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re me titull “Komandant”.

Kënga me motive patriotike është pritur mirë nga fansat dhe është publikuar në kuadër të festimeve të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Mirëpo “Komandant” duket se nuk është pritur mirë në shtetin fqinj, pasi ka ngjallur reagime të shumta në Serbi.

Disa prej mediave kanë raportuar mbi projektin e ri muzikor të Leonorës, duke e quajtur skandaloze faktin se si ajo shfaqet me emblemën e UÇK-së në klip.

“Skandal! Këngëtarja shqiptare vë kapelën me logon e UCK-së dhe këndon në lavdi të terroristëve të UCK-së”, lexonte titulli i publikuar në sektorin e politikës të mediumit serb Pink.Rs.

Menjëherë këngëtarja me prejardhje nga Skënderaj, ka publikuar në InsatStory një imazh të artikullit, teksa ka hedhur poshtë titullin që i është vënë.

“Skandal jo, po krenari. Terroristë jo, po çlirimtarë”, ka shkruar Jakupi në reagimin e saj.

Njashtu dhe mikja e saj e mirë, deputetja Ganimete Musliu, publikoi në InstaStory një sërë titujsh të mediave në Serbi, duke shkruar në mbishkrimin e postimit: “Leonorra Jakupi shkakton tërmet në Serbi me këngën ‘Komandant’”. 

revista.one/