Letra e edukatores pasi nuk u paraqit në gjykatë për vdekjen e 3-vjeçarit
January 11, 2022Ditën e sotme, Gjykata e Fierit la 30 ditë në burg edukatoren Redina Binjaku e cila kujdesej për 3-vjeçarin i cili vdiq në kopshtin privat. Vetë edukatorja 27-vjeçare nuk ishte e pranishme në seancën gjyqësore dhe zgjodhi të përfaqësohej nga avokati mbrojtës. Por ajo kishte zgjedhur të shkruante edhe një letër për gjykatën duke shpjeguar arsyen se përse nuk mund të ishte në gjyq. Në letër ajo shprehet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike nga situtata e krijuar, nuk mund të jetë e pranishme në seancën gjyqësore. revista.one/