‘Lewan(gol)ski’ ul Piquen të pushojë dhe shënon, identik si Messi (VIDEO)
September 15, 2021 0Goli i dytë i Robert Lewandowskit për Bayern Munich në Camp Nou të mërkurën mbrëma ndihmoi gjigantët gjermanë të hakmerreshin ndaj Barcelonës, gjashtë vjet pasi Lionel Messi kishte shënuar një gol të ngjashëm, poshtërues.
Bayern Munichu u tregua i fortë për Barcelonën, duke e mposhtur me rezultat të pastër 3-0 në ndeshjen e parë të Grupit E në Ligën e Kampionëve.
Golat në këtë përballje për Bavarezët u shënuan nga Thomas Muller (34’) dhe Robert Lewandowski (56’, 85’).
Megjithatë, goli me i përfolur është i treti i Bayernit apo i dyti personal i sulmuesit polak i shënuar në fund të ndeshjes.
Lewandowski u tregua ‘akull’ nga një top i kthyer nga shtylla, pasi me qetësi dribloi dhe rrëzoi keq Gerard Piquen, duke e futur pastaj topin në rrjetë.
Goli i polakut ktheu në kujtesë golin e famshëm të Lionel Messit të shënuar pikërisht në vitin 2015 kundër Bayernit.
revista.one/