Lezhë/ I mituri ekzekuton 65-vjeçarin, hakmerret për të atin e vrarë në 2009-n! Arrestohet nga policia
January 24, 2022Një vrasje ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në qendër të fshatit Manati të Lezhës.
Një 65 vjeçar i identifikuar si Lekë Lekgjonaj u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një 17 vjeçar, i cili pas krimit të rëndë është arrestuar nga policia.
Sipas policisë vrasja ka motive hakmarrjeje. Mësohet se 17-vjeçarit i kanë vrarë të atin në vitin 2009, dhe vrasja është bërë nga vëllai i viktimës Lekë Lekgjonaj.
Ndërkohë policia gjatë kontrollit në banesën e autorit i kanë gjetur edhe një arme tjetër.
“17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin“, njofton policia.
Policia, njoftim paraprak
Policia e Lezhës neutralizon dhe vë në pranga në kohë rekord, një 17-vjeçar që kreu vrasjen e 65-vjeçarit, para pak minutash, në fshatin Manati të Lezhës.
Sekuestrohet dhe arma e krimit.
Shërbimet e DVP Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Manati kishte të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Falë reagimit profesional e të menjëhershëm është bërë i mundur neutralizimi dhe kapja e 17-vjecarit F. P.
17-vjeçari, rreth orës 12:00, në rrethana ende të paqarta dyshohet se vrau me armë zjarri shtetasin L. L., 65 vjeç, banues në Manati, dyshohet për motive hakmarrjeje.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe armën zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari kreu krimin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. revista.one/