“Librat si aksesor”/ Modelja u drejtohet komentuesve: Barbona, unë studioj Mjekësi, nxirrni notat tuaja dhe flasim
July 15, 2025Modelja e “She’s On Top”, Enxhi Ruxhdia, ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.
Kujtojmë se ajo pak ditë më parë bëri bujë me deklaratën e saj, ku tha se librin e përdor si aksesor në plazh, jo për t’a lexuar. Lidhur me këtë ka patur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku disa prej tyre kanë qenë dhe të ashpra.
Enxhi, e cila studion për mjekësi, u shpreh se në shkollë është shumë e përgjegjshme dhe shkon në praktikë:
“Nuk kam ngelur në asnjë provim, gjë që është shumë e mirë. Shkolla po ecën për bukuri”.
Ndërkohë e pyetur nga moderatori i njohur se ‘si është e vërteta pas kësaj deklarate?’, Ruxhdia u përgjigj:
“Unë gjithmonë të vërtetën them. Dhe ajo çfarë kam thënë aty është një e vërtetë”.
Modelja që vazhdon fakultetin e mjekësisë, e pyetur se çfarë ‘notash ka dhe si mund të kuptohet kjo kur thua se librin e përdor si aksesor?’, u shpreh:
“Unë në provimin e maturës shtetërore në letërsi, kam marrë notën 9 pikë ca dhe këtë mund ta faktoj. Dhe i ftoj gjithë këta komentuesit, lexuesit, moralistët nëpër komente, t’i nxjerrin notat e tyre se çfarë kanë marrë këta njerëz në provim dhe të shohim kush është më i lexuar”.
Gjithashtu Enxhi kishte diçka për të thënë edhe për komentet që kanë bërë disa djem për deklaratën e saj:
“Këta janë copa barbonash dhe nuk vlejnë fare. Nuk i llogaris Nuk besoj se lexojnë libra, por edhe po lexuan, abetaren”.
Modelja është shprehur se personazhi publik që e frymëzon është gazetari i njohur, Blendi Fevziu.
“Do thoja Blendi Fevziu, ai është gazetar me plot kuptimin e fjalës. Marin Mema nuk më jep muzë…”, tha ajo.
revista.one/