Lidhje farefisnore me Heidin? Jul Deda tregon të vërtetën

Lidhje farefisnore me Heidin? Jul Deda tregon të vërtetën

June 15, 2024 0

Moderatorja Erjola Doçi intervistoi mbrëmjen e e sotme Jul Dedën në emisionin, Top Arena. Mes shumë pyetjesh për jetën personale, Erjola nuk i kurseu pyetjet as për Big Brother dhe ish banorët.

“Ato që nuk e meritojnë fitoren e bëjnë pis, a thua të jetë rasti i Egla Cenos”-ishte pyetja e moderatores.

“Në rastin e Eglës, e ka bërë pis”-u shpreh Juli.

Po ashtu, Juli u pyet edhe për thashethemet se ka lidhje familjare me Heidin, dhe ai i hodhi poshtë këto zëra.

“Një zog pushëverdhë më tha se ti dhe Heidi Baci jeni kushërinj, jeni apo jo?”

“I kemi nënat femra. Asnjë lidhje farefisnore, e përgënjeshtroj komplet.”-tha Juli.

. Deda u pyet se cili ka qënë lojtari më i fortë Shkodran që ka pasur ndonjëherë Big Brother VIP në të drejta edicionet, dhe përgjigja e tij e prerë ishtë: Jul Deda.

Po ashtu, i pyetur se çfarë do bënte me çmimin nëse do fitonte 100 mijë euro, Juli tha se si fillim ka shkollën e vajzës dhe të tjerat, ‘rrush e kumbulla’.

“Këto pyetjet me ‘nëse’ është pak e vështirë. Si fillim kam shkollën e gocës, pastaj të tjerat rrush e kumbulla”-u shpreh Juli.

revista.one/