“Lidhje me biznesmenin”, Egli Tako reagon ashpër: Shihemi në gjyq!

“Lidhje me biznesmenin”, Egli Tako reagon ashpër: Shihemi në gjyq!

November 20, 2025 0

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Egli Tako, ka reaguar me tone të ashpra pas përhapjes së lajmeve që e vendosnin në qendër të një romance të supozuar me biznesmenin Endri Topalli. Thashethemet u shpërndanë me të madhe në rrjet, duke ngjallur reagime të shumta dhe duke e vënë ish-konkurrenten në qendër të vëmendjes.

Përballë kësaj situate, Egli vendosi të mos qëndrojë më në heshtje dhe të japë një qëndrim publik.

Ajo reagoi nëpërmjet Instagramit, aty ku zakonisht komunikon me ndjekësit e saj.

Në postimin e shkurtër, por tepër domethënës, Egli zgjodhi vetëm dy fjalë për të shprehur qëndrimin e saj ndaj lajmeve të qarkulluara.

Shihemi në gjyq”, ka shkruar ajo.

Ky reagim u interpretua si një paralajmërim i drejtpërdrejtë për ata që kanë publikuar apo shpërndarë informacione që ajo i konsideron të pavërteta.

revista.one/