“Lidhu me Shpatin”/ Luizi batuta me Antonetën: E vetmja mënyrë që t’i shpëtosh eliminimit

“Lidhu me Shpatin”/ Luizi batuta me Antonetën: E vetmja mënyrë që t’i shpëtosh eliminimit

March 8, 2023 0

Bisedat për nominimin vijuan në shtëpi edhe gjatë mëngjesit të sotëm, ku të gjithë banorët u bënë bashkë në oborr dhe nisën të flisnin me batuta.

Ishte Luizi ai që nisi të ngacmonte Antonetën, njëra prej banoreve që është në televotim këtë javë, duke i thënë se e vetmja gjë që mund ta shpëtojë atë të shtunën, është të lidhet me një djalë në shtëpi.

Duke qenë se opsionet janë shumë të pakta, ose nuk ka opsione fare, Luizi i tha Antonetës që të lidhet me Shpatin dhe se kjo gjë do e mbajë më gjatë në shtëpi.

Komenti i tij u shoqërua me batuata dhe të qeshura mes të gjithë banorëve. Antoneta është në nominim me Shpatin, Luizin dhe Elvisin.

Të shtunën njëri prej tyre lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother.