Limi e nis ditën e parë në BBVK duke i shkuar afër Albës në tualet
January 10, 2026Limi dhe Alba kanë nisur ditën bashkë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut për shkak të historisë së tyre të mëparshme.
Teksa Alba po pastronte dhëmbët, shumë pranë saj u afrua edhe Limi, për të kryer të njëjtin proces. Edhe pse ndodheshin vetëm pak centimetra larg njëri-tjetrit, mes tyre u vu re një heshtje e plotë dhe një distancë emocionale e dukshme.

Dyshja, e cila dikur ka qenë çift gjatë qëndrimit në reality show “Ferma VIP”, zgjodhi ta injorojë në maksimum njëri-tjetrin, duke komunikuar vetëm përmes shikimeve të shpejta “me bisht të syrit”, pa asnjë fjalë apo kontakt të drejtpërdrejtë.
Hyrja e tij nuk ka kaluar pa reagime, pasi Limi është ish-partneri i Albës, me të cilën kishte pasur një histori të bujshme gjatë pjesëmarrjes së tyre të përbashkët në reality show-n “Ferma VIP”. Dyshja kishin qenë në një lidhje, e cila më pas kishte përfunduar mes polemikash, veçanërisht pasi Lim Hoti ishte përfolur se kishte nisur një raport me dikë tjetër.
Sapo u prezantua si banor i ri në spektakël, Alba nuk arriti t’i mbajë emocionet, duke shpërthyer në lot kur pa ish-të dashurin e saj përballë. Momenti emocional u bë menjëherë vëmendje e banorëve të tjerë, të cilët iu afruan Albës për t’i qëndruar pranë dhe për ta mbështetur.
Reperi i njohur kosovar, Lim Hoti, ka publikuar një foto në Instagram me mbishkrimin “New chapter” (“Një kapitull i ri”), ndërsa në sfond shihet qartë logoja e Big Brother VIP, duke konfirmuar indirekt pjesëmarrjen e tij.

revista.one/


