Lirohet mjeku që kishte 380 mijë euro cash, gjyqtarja mbetet brenda

Lirohet mjeku që kishte 380 mijë euro cash, gjyqtarja mbetet brenda

March 2, 2021 0

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të lirojë nga burgu kardiokirurgun Edvin Prifti.

Pas 17 ditëve kardiologu Edvin Prifti ka lënë qelitë e paraburgimit pasi Apeli i Krimeve të Rënda ka hequr arrestin ndaj tij, ndërsa s’do të ketë mundësi të ushtrojë funksionin e mjekut.

Masa e Priftit është ndryshuar në Apelin e Gjykatës së Posaçme pas kërkesës së bërë nga avokati mbrojtës. Ndërsa gjyqtarja Enkeleida Hoxha, avokati Aldo Tabaku dhe 8 të arrestuarit e tjerë për korrupsion në sistemin e drejtësisë dhe mjekësisë janë lënë në burg.

Vendimi i Posaçëm i GJKKO ka vendosur për ndryshimin e masës së sigurisë për mjekun Prifti që u kap me mbi 380 mijë euro në zyrë dhe banesë. Apeli gjithashtu ka vendosur edhe pezullimin nga detyra të mjekut mbi të cilin rëndon akuza e “korrupsionit”.

Shefi i repartit të kardiokirurgjisë në QSUT, Edvin Prifti u arrestua nga SPAK me akuzën e korrupsioni dhe marrjen e ryshfetit.

Atij iu gjetën në shtëpi 250 mijë euro dhe 160 milion lekë, pasi emri i doli në përgjime në kuadër të operacionit për arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.

Po ashtu, mësohet se në SPAK kanë mbërritur edhe 3 denoncime të reja për mjekun, të cilat po hetohen. /revista.one/