Lisi la shtëpinë, Romeo shpërthen në lot, Graciano e thumbon

Lisi la shtëpinë, Romeo shpërthen në lot, Graciano e thumbon

February 14, 2024 0

Edhe bileta e kthimit nuk ishte fat për Elvisin, pasi rezervonte vetëm vajtje.

Heidi u kthye në shtëpi vetëm, pasi emri i të eliminuarit u lexua në studion e Big Brother VIP. Derën e hapi Romeo, i cili shpërtheu në lot.

“Qaji vetes përpara se të më qash mua”, tha Graciano, ndërsa Romeo iu përgjigj: “Vetëm mos fol o plak, mos fol”.

Nga studioja, Elvisi i shprehu më të mirat dhe i uroi fat në lojë.

“Plako të përqafoj fort, faleminderit për të gjitha”, tha Romeo mes lotësh.

Pasi Heidi dhe Lisi dolën nga shtëpia, mbërritën në studio ku do të mësohej se kush do të linte rrugëtimin në Big Brother VIP.

Ndërkohë që Graciano është përlotur duke thënë se është njeri dhe presioni është shumë i madh. pasi Hapja e kutisë së Pandorës prej tij ka hapur shumë debate në shtëpi.

Heidi mbase u ndihmua të qëndrojë në shtëpi nga një puthje. Prova javore në shtëpinë e “BBVA3” ishte të aktronin dramën “Romeo dhe Zhulieta”, ku në fund Romeo duhet të përqafonte Heidin. Pasi i recitoi një poezi vajzës që ai pëlqen, Romeo e puthi në buzë, gjë që surprizoi të gjithë.

Pas daljes së Lisit, “Vëllai i Madh” hapi një televotim të dytë në shtëpinë e spektaklit televiziv “BBVA3”.

Banori që u votua si më pak i preferuari nga publikun dhe që hoqi dorë nga çmimi i madh është Dea.

revista.one/