Loredana largohet nga emisioni? U zbulua lidhja me një nga çunat e Për’puthen
September 23, 2025Sipas asaj që raporton Pamfleti, Loredana është larguar nga programi dhe nuk do të shfaqet më në rolin e “Kupidit” të djemve. Arsyeja zyrtare për largimin nuk është bërë publike, por burime të sigurta tregojnë se Loredana ka nisur një marrëdhënie me një nga konkurrentët e këtij edicioni, Kejsi Hyseni.

Ky fakt, që mendohet se është zbuluar nga vetë produksioni, ka ngjallur diskutime të forta brenda stafit dhe besohet se ka qenë shkaku real i largimit të saj nga programi.
Në ekran, për shkak të regjistrimeve, ajo do të vazhdojë të shfaqet edhe për disa ditë, por realiteti pas kamerave është krejt tjetër.
Këtë fundjavë, Loredana është parë në plazh me konkurrentin në fjalë, madje dëshmitarë okularë tregojnë se të dy kanë qenë të afërt me njëri-tjetrin dhe ka patur dhe cit. *shtrëngime duarsh. duke i dhënë më shumë peshë dyshimeve për lidhjen e tyre.

Detaje të tjera nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht, por një gjë është e qartë: largimi i saj nuk është aspak rastësor. /Pamfleti
Pas gjithë këtyre zërave, Loredana ka vendosur të reagojë fuqishëm përmes dy postimeve në Instastory, ku nuk i ka kursyer fjalët ndaj mediave që, sipas saj, për pak klikime përhapin lajme të pavërteta.
Në njërin postim, reagimi i saj është i ashpër, ku përdor fjalën “skandal” për të përshkruar mënyrën si mediat kanë raportuar për të:
“SKANDAL janë vetëm lajmet tuaja të shëmtuara që për pak klikime kërkoni të merrni më qafë padrejtësisht figurën time duke më lidhur orë e sekond me çfarëdo lloj personi që më afrohet më shumë se 1 metër! T’ju vij turp.”
Në tjetrin reagim, Loredana i drejtohet hapur atyre që publikuan lajmet duke ironizuar:
“Edhe, i thoni atyre burimeve tuaja të sigurta që s’janë aspak të sigurta.”
revista.one/