Luana dhe Marina Vjollca marrin pjesë në Javën e Modës në Milano (Foto)

Luana dhe Marina Vjollca marrin pjesë në Javën e Modës në Milano (Foto)

September 25, 2022 0

Prezantuesja e këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca merr pjesë në Javën e Modës në Milano. Eventi ka nisur prej disa ditësh dhe tashmë kanë defiluar disa prej ikonave të modës.

Artistja Luana Vjollca ka bërë disa postime në rrjete sociale, ndërkohë që ka sjell pamje nga vendi i shfaqjes.

Prej disa ditësh ajo po qëndron në Itali për shkak të angazhimeve që ka atje, ndërkohë që është paralajmëruar rikthimi me një emision të ri në TV Klan, pas largimit nga Top Channel.

“Zemër Luana” – mban titullin projekti i ri për të cilin theksoi se do ta publikojë së shpejti.

Në të njëjtin event ishte edhe motra e saj. Marina Vjollca dhe Getoar Selimi kanë treguar se ndodhen së bashku në Javën e Modës në Milano.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një fotografie të përbashkët të publikuar në rrjetin social Instagram.

revista.one/