“Luani…”, moderatori i Big Brother, Ledion Liço dërgon mesazh të koduar nga “Game of Thrones”
November 10, 2025Ledion Liço u ka dhënë fund spekulimeve në media lidhur me jetën e tij personale dhe të ardhmen për drejtimin e “Big Brother VIP Albania”.
Zërat për Ledion Liçon u ndezën pas një videoje ironike të ish-banorit të “BBVA”, Xum Allushi, i cili la të kuptohej se Ledioni ishte ndarë nga partnerja e tij, Sara Hoxha.
Për t’i dhënë fund aludimeve, Ledioni ka postuar në InstaStory thënien e njohur nga “Game of Thrones”: “Një luan nuk shqetësohet nga mendimi i deleve!” Ai e shoqëroi këtë citim me frazën: “Winter is Coming…” (Dimri po vjen…), e cila u interpretua edhe si paralajmërim për nisjen e edicionit të pestë të formatit.
Ky postim, ku perdoreshin fjalët e personazhit Lord Tywin Lannister, u interpretua si një përgjigje e fortë ndaj atyre që spekulojnë për jetën e tij, duke treguar se moderatori nuk i merr seriozisht thashethemet dhe po vazhdon me planet e tij profesionale.

Ndërkohë është zbuluar data e nisjes së spektaklit të njohur Big Brother VIP Kosova. Produksioni ka bërë të ditur se edicioni i katërt i këtij formati do të nisë më 17 nëntor.
revista.one/


