“Luftuam kaq shumë o ma!”, Olsa Muhameti humb njeriun më të shtrenjtë
November 30, 2024Spektakli i mbrëmjes së djeshme ka nisur me ngushëllimet më të sinqerta producentes ekzekutive të Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, e cila humbi nënën.
Në emër të stafit dhe produksionit, Alaudini dhe Jonida i shprehën ngushëllime Olsës.
“Jemi me ty Olsa, forca”-u shpreh moderatorja!
Ndërkohë, Olsa Muhameti ka zbuluar se nëna e saj, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, është ndarë nga jeta.
Ajo shprehet se luftuan shumë, por nuk arriti që t’ia dilte, ndërsa shprehet se me vdekjen e të ëmës iku edhe një copë nga shpirti i saj.
“Luftuam kaq shumë o ma, ike ti bashkë me një copë të shpirtit tim”, shkruan Olsa Muhameti.

Më herët, Olsa ka folur në një intervistë për sëmundjen e të ëmës, ku është shprehur se që prej se e ka marrë vesh jeta e saj ka ndryshuar.
“Unë kam përjetuar një situatë dramatike vitin e shkuar, por puna nuk më ka shpëtuar. Kur vij në punë mbyll çdo çelës të jetës sime. Nuk e kisha kuptuar që mami ishte pjesa më e rëndësishme e jetës kur patëm problematik me sëmundjen e saj. Kur mësova se ishte e sëmurë, ndoshtsa nuk do mundja ta shihja më, aty kuptova sa shumë e doja dhe sa shumë duhet të bëjmë për prindërit. Ne nuk e kuptojmë sa të rëndësishëm janë për jetën tonë. Kur ndodhi sëmudnja thash do bëja gjithçka që telefonata e saj të zgjas. Unë mamin e kam si shpirt tani dhe e dua shumë dhe kështu duhet t’i flasim prindërve”, tha Olsa në “Goca dhe Gra”.
revista.one/