Luiz Ejlli feston ditëlindjen, ja urimi i veçantë i Kiarës (Fotot)

Luiz Ejlli feston ditëlindjen, ja urimi i veçantë i Kiarës (Fotot)

July 13, 2024 0

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli, sot feston ditëlindjen e tij të 39-të. Sigurisht që ai ka zgjedhur ta kalojë këtë ditë speciale me partneren e tij, moderatoren e njohur, Kiara Tito.

Me disa postime që çifti ka bërë në Instagram ata duket se kanë organizuar një festë shumë të bukur nën praninë e njëri-tjetrit dhe të ftuarve të tyre.

Ajo që ra tjeter në sy ishte urimi i veçantë i Kiarës për Luizin ku shkruante “Në ditën tënde më të veçantë, nuk mund të mos kujtoj ditën time më të veçantë, ditën që të thashë po. Dita kur u bëra gruaja më e lumtur në botë.

Kujtojmë që Kiara dhe këngëtari u njohën brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip2’, ku krijuan një lidhje dashurie sëbashku. Natën e mbarimit të atij edicioni ata e kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë para gjithë publikut. 

Sëfundmi çifi janë bërë edhe me një vajzë të quajtur Luna Mari, ata shpesh postojnë foto me njëri-tjetrin në rrjetet e tyre sociale dhe duken shumë të lumtur bashkë.

revista.one/