Luiz Ejlli hap biznesin e tij të ri. Ja çfarë do të drejtojë këngëtari
May 30, 2023Pas fitores së edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli është kthyernë një ndër emrat më të plëqyer dhe më të suskesshëm në publik.
Ndërsa, pas përfundimit të spektaklit, këngëtari ka nisur menjëherë koncertet e tij duke performuar këngët e tij, duket se krahas rikthimit të fuqishëm në muzikë, Luizi i është futur edhe biznesit duke hapur një kompani për produksione televizive dhe në fushën e argëtimit.
Sipas një ekstrakti nga QKB, thuhet se fituesi i “BBVIP” ka likuiduar detyrimet që kishte ndaj përmbaruesve dhe bankave nga vitit 2019, ku i ishte sekuestruar ky biznes.
Luizit në datën 21 prill 2022 i është hequr sekuestro, ndërsa më 23 maj në 2023, ai i ka ndryshuar veprimtarinë e saj në QKB.
“Prodhim i produksioneve televizive, spote, konkurse muzikore, festivale apo aktiviteve te zhanerve te ndryshme artistike, sportive, etj. Organizime masive eventesh, koncerte indoor outdoor, promovim aktivitetesh dhe biznese private ne media visive dhe ne media sociale, kengetar, solist, realizim klipesh, artist, imazh etj.” – thuhet në dokumentin e QKB-së.
revista.one/